Ksabi Alonso ka regjistruar ndeshjen e 50-të në Bundesligë si trajneri në krye të Bajer Leverkusen. Suksesi me Këlnin dhe avantazhi prej 10 pikësh nga ndjekësi më i afërt në kampionat, Bajern Mynih ia shton më tepër vlera kësaj arritje nga tekniku 42-vjeçar.
Përgjatë këtij kalvari ndeshjesh, Alonso grumbullon 33 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje. Interesante është se iberikasi ka marrë “timonin” e një ekip me pretendime mesatare, por duke e ngritur në majën e Evropës, asnjë humbje në të gjitha frontet pas 34 ndeshje, vërtetë mbresëlënëse. Ai ka kontratë me “aspirinat” deri në verën e vitit 2026 dhe përflitet se mund të zhvendoset te bavarezët në merkaton verore. Në rast suksesi të mundshëm në ligë, Leverkusen do sigurojë Bundesligën e parë në palamresin e tyre, arritje historike.
RIVALËT –Vendin e parë në kategorinë e “50 ndeshje për trajner” e mban Guardiola. Pep mbërriti në Mynih në verën e vitit 2013 dhe ai doli të vendosi diktatin vetëm brenda kufijve me bavarezët. Guardiola pësojë vetëm 2 humbje dhe 6 barazime, ndërsa 46 herë i mbylli me triumf.
Hansi Flik renditet një shkallë më poshtë. Edhe pse i mungonte emrin në arenën e futbollit evropianë, ai e orienton Bajernin drejt lavdisë, tripleta e famshme e ciklit 2019-2020. Flik numëron 40 ndeshje të mbylla me fitore, 5 duele pa fitues dhe 5 disfata në kufirin e 50 prezencave të para (vetëm në Bundelsigë).
Vendin e 4-të e mban Edin Terziç, surprizë, ndërsa nuk figurojnë Hajnkes apo Nagelsman.