Stuhia tropikale “Debby” shkakton 5 viktima në Florida

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e uraganit Debby që goditi Florida përpara se të dobësohej në një stuhi tropikale.

“Debby” pritet që ditët në vijim të sjellë përmbytje të mëdha në pjesë të Xhorxhias dhe dy Karolinave.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi përmbytje me rrezik për jetën e banorëve pasi stuhia po lëviz ngadalë e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm.

“Debby” goditi në tokë të hënën në mëngjes si uragan i kategorisë 1 në rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës.

Në Florida, rreth 150,000 shtëpi dhe biznese ishin pa energji të hënën mbrëma dhe 36,000 banorë të tjerë në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Share This Article