Suarezi i lirë t’i bashkohet Atletico Madridit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

arcelona është pajtuar ta lejojë Luis Suarezin t’i bashkohet rivalit të vet në La Liga, Atletico Madridit.

Suarezi nuk është i dëshiruar në Barçë dhe klubi katalonas me kënaqësi do ta lironte nga marrëveshja pa asnjë qindarkë, nëse nuk do t’i bashkohej disa klubeve të caktuara.

Sulmuesi uruguaian u pajtua për ta ulur pagën për t’iu bashkuar Atleticos, pasi kalimi në Juventus i dështoi për shkak të problemeve me pasaportën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pastaj e bllokoi marrëveshjen sepse nuk dëshironte që ai t’i bashkohej klubit rival.

Por, pas një takimi me përfaqësuesit e Suarezit, klubi katalonas u zmbraps, për shkak se Suarezi e kërcënoi se do të protestonte në media.

Atletico duhet ta paguajë një shumë prej 4 milionë eurosh për 33-vjeçarin, e cila do të bëhet vetëm në bazë të bonuseve të ndryshme.

Në Atletico, Suarezi do t’i fitojë gjysmën e 30 milionë eurove që i fitonte në Barcelonë në vit.

Share This Article