Pamjet/ Sulm me armë në një shkollë në Rusi, të paktën 6 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person i armatosur raportohet se është futur në një shkollë në qytetin rus, Izhevsk.

Ministria ruse e Brendshme konfirmoi se deri tani, të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 20 të tjerë të plagosur. Autoritetet thanë se mendojnë që mes viktimave ka edhe fëmijë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, raportoi se atentatori, ende i paidentifikuar, nuk është arrestuar. Stafi dhe nxënësit e shkollës janë evakuuar.

Në rrjetet sociale u publikuan video nga shkolla në fjalë, ku shihet fëmijët e tmerruar që largohen nëpër shkallët e godinës.

Share This Article