Sulmi me raketa ndaj ambasadës në Kiev, Shqipëria i kërkon llogari Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur ditën e sotme në ambientet e saj ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Alexey Zaitsev.

Zaitsev u thirr në MEPJ pas një sulmi të ndodhur ditën e sotme në Kiev, ku u dëmtuan edhe ambientet e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme MEPJ ka postuar në X disa pamje nga dëmet e shkaktuara në ambasadën shqiptare, teksa thekson se u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik.

‘Një seri sulmesh ajrore nga Federata Ruse tronditi Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të kryeqytetit ukrainas. Si pasojë e këtyre sulmeve u dëmtua pjesërisht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kiev, si dhe ambasadat e pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm mbi themelet e diplomacisë ndërkombëtare.

Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhen respektuar dhe respektuar plotësisht’, thuhej në postimin e MEPJ.

Share This Article