ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 25 minutes ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 29 minutes ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 31 minutes ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 33 minutes ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 38 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje/ Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?

albnews by albnews
4 July, 2025
in Albania
0
Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje/ Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, beson se kompania Bankers Petroleum ka kryer evazion fiskal në vendin tonë, për faktin se pavarësisht se ka rezultuar me humbje, ka vijuar aktivitetin në vendin tonë.

Kompania e naftës, Bankers Petroleum, është përfshirë në një hetim nga prokuroria me akuzën e evazionit fiskal për 20 vite. Shehu, deklaroi në studion e TV Scan se nafta është një aset strategjik kombëtar, që zhvillon ekonominë.

RelatedPosts

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Sipas tij, mjafton vetëm fakti që Bankers ka kërkuar një shtyrje të kontratës edhe me 5 vite, që të bën të mendosh se ka qenë fitimprurëse. Por, nëpërmjet fryrjes artificiale të shpenzimeve ka shmangur detyrimet tatimore, duke shkaktuar miliona euro dëm në buxhetin e shtetit.

“Kompania po kërkon shtyrje të afatit. Ky është një sinjal që tregon se Bankers nëse kërkon shtyrje afati nuk është në kushtet e humbjes, por është në kushtet e fitimit. Problem më i madh, mendoj unë, është që në kontratë. Është pranuar që investimet të shlyhen brenda vitit. Ata, për shembull, shpojnë puse dhe investojnë 100 milionë dollarë. Atëhere, nga nafta që shesin brenda këtij viti, do të mbulojnë këto 100 milionë dollarë”, tha Shehu.

Gjithashtu, z. Shehu deklaroi se Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, të cilat mund të nxirren me një kosto të ulët për të qenë konkurrues në treg. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që Shqipëria të ndërtojë rafineritë e naftës, në mënyrë që përpunimi të bëhet në vend.

“Ne kemi naftë shumë, këtë e them me kompetencë. Duhet që ne Albpetrolin ta vemë në punë, të funksionojë në kushtet më optimale. Të shikojmë vetëm simotrat e Albpetrol në Serbi apo Greqi, mos shkojmë më tej në Lindjen e Mesme. Ato janë shumë agresive. Greqia ka shumë pak rezerva nafte, por ka kapacitet përpunimi rreth 32 milionë ton. E importon bruto, e përpunon dhe merr fitimin e shtuar”, deklaron inxhinieri Shehu.

Kompania Bankers Petroleum mbase ka përfituar edhe nga kushtet e kontratës, sepse sipas marrëveshjes, sapo të mbuloheshin kostot e investimit, kompania duhej të paguante 50% tatim mbi fitimin neto. Zyrtarisht kompania deklaron se ende nuk janë rikuperuar kostot e investimit, por të dhënat financiare dhe hetimi i Administratës Tatimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, tregojnë të kundërtën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result