Sulmi serb ndaj Policisë së Kosovës, sekuestrohet një tjetër sasi e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake

Policia e Kosovës ka sekuestruar një tjetër sasi të konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Në vijim të ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Banjskë, Policia e Kosoës ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga grupi terrorist serb.

 “Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

– antiplumb,

– karikator me 30 fishek,

– kapelë dhe doreza,

– maskë ngjyrë e gjelbërt,

– maskë tjetër,

– antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,

– çantë e vogël për brez,

– pjesë e sipërme e uniformes,

– antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,

– armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,

– një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,

– gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,

– armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

– armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

– armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

– armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

– radio lidhje motorol,

– zolle,

– kapelë ngjyrë ushtarake,

– një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,

– një karikator,

– radio lidhje,

– xhakete shiut,

– një pako me cigare,

Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.