Sulmohet me armë një autobus, 10 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetë persona, përfshirë disa policë, u vranë ditën e sotme gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi në Kenia.

Autoritetet dyshojnë se ky sulm u krye nga grupi militant “Al Shabaab”.

Autobusi ishte duke udhëtuar në një zonë afër kufirit me Somalinë dhe gjendej në një rrugë, ku nuk kishte automjete të tjera në momentin e sulmit.

“Disa njerëz, përfshirë zyrtarë policorë, janë vrarë në mënyrë brutale për këtë sulm”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit.

Policia njoftoi se në këtë sulm janë vrarë saktësisht dhjetë persona dhe se sulmuesit i kanë shënjestruar personat që nuk janë nga Somalia.

Zona ku ndodhi sulmi është e banuar kryesisht nga somalezët etnikë me shtetësi keniane.

“Zëdhënësi i policisë, Charles Oëino, tha se sulmuesit fillimisht i ndanë civilët në dy grupe. Sipas tij, somalezët u ndanë në një anë dhe nuk u sulmuan, ndërsa të tjerët u ndanë në anën tjetër dhe u vranë”, shkruan “Reuters”./TCH/

Share This Article