Është publikuar emri i parë që do të performojë në edicionin e tretë të festivalit “Sunny Hill”.
Bëhet fjalë për reperin e famshëm britanik, Joseph Olaitan Adenuga Jr., i njohur me emrin artistik Skepta.
Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në një postim të shpërndarë në Instagram.
“Skepta po vjen në Sunny Hill. Ikona më e madhe e skenës Grime po sjell performancën e tij enigmatikisht energjike në Kosovë! Rimat e mprehta të Skeptas, të mbushura me ‘bas reggae dhe techno’ do ta shndërrojnë skenën kryesore të Sunny Hill në shfaqjen më eklektike që nuk e keni parë kurrë”, thuhet në postim.
“Këtë gusht, përgatituni të kërceni me yllin e hip hopit më me ndikim të kohës sonë”, vazhdon më tej shkrimi.
Ngjarja më e madhe kulturore në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.
“Sunny Hill” po bën një rikthim pas dy vitesh dhe tashmë është thënë se do të zhvendoset në një lokacion, në Bërnicë.