Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kushdo që beson se Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë pa u anëtarësuar në OKB, atëherë nuk është në rregull politikisht.
“Jeni duke folur për listë dëshirash dhe e keni sjell debatin në odë dhe shilte. Unë s’e kam problem të ulëm në odë e në shilte, natyrisht që është ideal i çdo shqiptari. Por, ne kemi ideal që të anëtarësohet Kosova në OKB. Nëse ju ngritni temën shumë seriozisht dhe nëse mendoni se bashkimi kombëtar mund të ndodhë pa anëtarësimin e Kosovës në OKB, atëherë unë mendoj që ju dhe krejt ne në studio politikisht nuk jemi në rregull”, është shprehur Hoxhaj.
“Nëse dikush mendon që Kosova mund t’i bashkohet Shqipërisë duke mos qenë shtet anëtar në OKB, por papritmas do të ndodhte si pasojë e jashtme gjeopolitike, e keni gabim”, shtoi Hoxha.
Tema e tillë është diskutuar kohëve të fundit edhe pse diçka e tillë kundërshtohet kategorikisht në Kushtetutën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje është partia që këtë ide e bëri kauzë në skenën politike.