‘Superheronjtë’ arrestojnë familjen e trafikut të kokainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skuadër policie në Peru ka gjetur mënyrën më të veçantë për të kryer një operacion antidrogë në Lima, ku u arrestua një familje e tërë që trafikonte kokainë.

Duke përfituar nga festa e Halloween, policët u maskuan si superheronj që të mos binin në sytë e komshinjve të cilët mund të njoftonin trafikantët të largoheshin.

Kështu Spiderman, Captain America, Thor dhe Catwoman iu afruan derës së trafikantëve dhe e rrëzuan atë për të hyrë brenda me forcën e ligjit.

Të paktën 4 persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Marvel”, ndërkohë që u sekuestrua dhe një sasi e madhe kokaine e pastër.

Share This Article