ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 1 hour ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 1 hour ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 2 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 2 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Sytë e Kievit”, dronët që regjistruan masakrat e Rusisë

albnews by albnews
7 April, 2022
in Bota
0
“Sytë e Kievit”, dronët që regjistruan masakrat e Rusisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Duken si pamje nga portat e ferrit. Të vrarët qëndrojnë përgjatë autostradës perëndimore të Kievit, disa pranë automjeteve të tyre të shkatërruara, teksa qentë pastrojnë mbetjet. Kjo është ajo që forcat ruse lanë pas kur u tërhoqën nga këtu.

Aleksandr Radzikovsky na tregon se këta ishin civilë, të qëlluar nga ky pozicion, kur rusët kishin vendosur një tank: “Mund ta shikoni që kjo është si një zonë qitjeje. Makinat janë në rresht dhe ato të tjerat pak a shumë. Këtu nuk ka automjete, pasi nuk i lejuan të kalonin. Qëllonin sapo afroheshin”.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Qeveria ruse mohon shënjestrimin e civilëve. Akuzat dhe pretendimet i konsideron false dhe propagandë. Por, Radzikovsky është pjesë e një njësie dronësh dhe filmuan një incident. Ishte 7 marsi, kur rusët kishin ende kontrollin e plotë të kësaj zone. Një grup makinash po ecnin në autostradë. Ata u kthyen pasi ndaj tyre u hap zjarr nga një tank. Automjeti ndalon dhe shoferi del jashtë, më pas ndodh kjo: “Ai ngriti duart dhe i vendosi në kokë dhe më pas u qëllua në këtë vend”.

Dy njerëz u vranë atë ditë: Maksim Iovenko dhe bashkëshortja e tij, Ksenia. Familja konfirmoi idenditetin për CNN. Pas incidentit, droni filmoi trupat ruse që nxorën dy persona nga makina dhe i morën me vete. Djali 6-vjeçar dhe një mik i familjes që po udhëtonte me ta, konfirmojnë të afërmit. Të dy ishin lënë të lirë nga rusët. Ushtarët kontrolluan trupin e Maksimit dhe e larguan tutje. Kjo ngjarje e traumatizoi dhe motivoi njësinë e dronëve të Ukrainës.

“Në jetën normale përpara luftës, ne ishim civilë që fluturonin dronët dhe bënim video për YouTube. Tani ne jemi bërë pjesë e rëndësishme e rezistencës”, thotë Radzikovsky.

Ai na dërgoi xhirime me orë të tëra që zbulonin vendqëndrimet e rusëve, madje edhe në zona ku dukej e pamundur të dalloheshin. Kjo ndihmoi ukrainasit t’i godisnin: “Ata na quajnë “sytë”, pasi ne jemi sytë që u mundësojnë atyre të shohin dhe nëse mund të shohin dhe raportojnë mund të kryejnë dhe sulme me artileri”.

Ai thotë se informacione i përçohet inteligjencës brenda pak minutave. Ndonjëherë, një mushkonjë e vogël mund të eleminojë një tufë elefantësh. Këto janë pamje me dron të njësisë së Radzikovskit që shfaqin një autokolonë masive tankesh dhe autoblindash ruse. Këtu është i njëjti vend pasi dronët i pikasën. Radzikovsky na thotë se njësia luajti një rol të madh në shtyrjen pas të trupave ruse, me ukrainasit që kishin më pak armë: “Ne jemi të shkathët si një mbrojtje territoriale, mund të themi se kjo është vetëvrasje dhe lëvizim. Por, ushtria duhet të qëndrojë, ata janë të urdhëruar të qëndrojnë dhe ata qëndrojnë. Ata vdesin, teksa qëndrojnë për ta ruajtur këtë tokë”.

Askush nuk e di se sa rusë vdiqën këtu, por njësia thotë se janë shumë të vrarë me ndihmën e dronëve amatorë, në përpjekje për të mbrojtur atdheun.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result