Szijjarto: BE të përshpejtojë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

albnews
By
1 Min Read

Ne presim që Bashkimi Evropian të përshpejtojë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto në një intervistë për agjencinë hungareze të lajmeve, MTI.

Szijjarto këmbënguli që “Hungaria dhe BE-ja kanë interesa ekonomike, strategjike, të sigurisë dhe politike për zgjerimin e bllokut. Gjatë gjithë afatit të komisionit aktual, BE-ja nuk ka zgjedhur asnjë anëtar të ri”, shtoi  Szijjarto.

”Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë zgjerim, BE do të humbasë Britaninë e Madhe përmes Brexit’, tha ai.

“Kjo do të dobësojë BE-në dhe është gjithashtu kundër interesave të saj politike dhe ekonomik”, theksoi ai.

“Ne presim nga komisioni i ardhshëm që të rritet numri i vendeve anëtare dhe të përshpejtojë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Szijjarto.

Në lidhje me çështjen e migracionit, Szijjarto tha se “është në interesin tonë që Ballkani Perëndimor të jetë i fortë dhe i aftë të ndalojë migracionin”./ATSH/

Share This Article