Votim tjetër në Parlament për zgjedhjet e parakohshme

albnews
By
1 Min Read

Një votim tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme në Britaninë e Madhe do të bëhet të hënën në Dhomën e Komuneve, njoftoi sot qeveria, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike për Brexit.

Ministri i marrëdhënieve me Dhomës e Komuneve, Jacob Rees-Mogg deklaroi se një mocion relativ për zgjedhje të parakohshme do të votohet të hënën. Ai nuk pranoi të komentojë natyrën e saktë të këtij teksti, termat e saktë të të cilit duhet të paraqiten natën e së enjtes.

Ai nuk pranoi të komentojë natyrën e saktë të këtij teksti, termat e saktë të të cilit do të paraqiten sot në darkë.

Ky njoftim u bë pas refuzimit të një mocioni nga qeveria e kryeministrit konservator, Boris Johnson, i cili ka kërkuar zgjedhje të parakohshme më 15 tetor. Ai dështoi sepse nuk arriti të mbledhë votat e dy të tretave të deputetëve./ATSH/

Share This Article