Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mrbëmjen e sotme kryetarët e degëve në PD, ku ju ka kërkuar të punojnë sa më shumë për të mobilizuar qytetarët për protestën e 23 dhejtorit.
Në fjalën e tij kreu i PD theksoi se opozita dhe qytetarët nuk do të heqin dorë nga mosbindja civile.
“Të bëjmë natën ditë. Organizimi, organizim, organizim duhet të jetë fjala jonë dhe të jemi njerëz që trokasim në cdo derë dhe bisedojmë me gjithsecilin. Ata mbrohen vetëm nëse ne nuk jemi në nivelin që nuk na takon. Misioni jonë është fitorja. Nuk duhet të lodhemi kurrë së protestuari kur thërrasim mosbindjen civile Është caktuar data 23, të bëjmë mobilizimin maksimal që Tirana të jetë në duart e qytetarëve. Të jetë një ditë që të jehojë. Nuk heqim dorë nga mosbindja civile, sa diktatori të jetë aty. PO ja mbathi bashkë me Olsin kudo që të shkojë do ta gjejmë. Ai shkoi te Putini, ky mund të shkojë të Vuçiç, por nuk e mban dot.Mosbindja civile është arma jonë, është rruga jonë drejt fitores”, tha Berisha.