Tabaku: Rama e ka shkatërruar me vetëdije besimin tek politikat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një bisede me gratë intelektuale të njësisë 2 në Tiranë, u ndesh me problemet që hasin në punën e tyre.

Në diskutimin ku ajo mori pjesë, sipas njoftimit nga PD, u fol për problemet e lidhura në infrastrukturën arsimore që pandemia e nxori zbuluar.

Deputetja Tabaku u shpreh se fatkeqësisht Rama e ka shkatërruar me vetëdije besimin tek politika.

”Dëmi më i madh, që i ka bërë Edi Rama politikës, të mos them për koston e korrupsionit e për shumë gjëra të tjera, dëmi më i madh është premtimet e 2013 dhe zhgënjimi që ka tani si rezultat i mosmbajtjes së tyre”, nënvizoi Tabaku.

Më tej ajo sqaroi se sjelljet e Ramës janë provokime dhe sulme që qytetarët do t’i përgjigjen në 25 prill ku do të votojnë ndryshimin dhe një plan ku familjet e tyre fitojnë.

Më tej, diskutimi vazhdoi në lidhje me problemet që hasen në fushën e bankingut ku institucione financiare me rëndësi dhe që kanë qenë punëdhënës të mëdhenj apo emra me peshë po largohen nga Shqipëria si pasojë e politikave të qeverisë./ATSH/

Share This Article