Tahiri: Kurti nuk është i gatshëm të vendosë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk është i gatshëm të vendos reciprocitet të plotë me Serbinë, ashtu siç kishte premtuar sipas tij para se të vinte në pushtet.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se me vendosjen e reciprocitetit vetëm në çështje specifike duket se ka vetëm qëllime instrumentale.

“Situata me veriun e Kosovës për letërnjoftimet si menaxhim ishte i paqartë dhe pa epilog të qëndrueshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryeministrin e kemi kundërshtuar kur ka legjitimuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovë sepse ka qene hap regresiv. Por e kemi mbështetur kur u përpjek me vendos reciprocitet për targat, ngjashëm kemi mbështetur edhe me një gusht kur nisi zbatimin e reciprocitetit për dokumentet e udhëtimit”.

“Ka diçka që e bën të paqartë situatën në lidhje me mentalitetin rreth reciprocitetit që kjo qeveri po  përpiqet ta vë në jetë. Pra, kryeministri po bën përpjekje të bëjë reciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë, ndërsa e mban mend se si politikisht është formuar për reciprocitet të plotë me Serbinë, mandej e nisi atë për çështje specifike”.

” Përderisa nuk ka gatishmëri për reciprocitet të plotë kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit, duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive,po na japin përshtypje para se të jenë qëllime në vetvete,  janë qëllime instrumentale”,ka thënë Tahiri.

Share This Article