Tahiri: Nesër në 11:30 do shpjegoj të vërtetën time

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lajmëron se ditën e nesërme, në datë 21 shtator, në orën 11:30, në një dalje për mediat do të shpjegojë të vërtetën e tij.

“Neser ne 11.30 shihemi live ketu, per te shpjeguar te verteten time, deri ne kete stacion te pare”, shkruan Tahiri nnë facebook.

Pasditen e djeshme, 19 shtator 2019, Gjykata e Kirimeve të Renda vendosi ta denojë Tahirin me 5 vjet burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Treshja e gjykatësve e shpalli fajtor ish ministrin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndaj ish ministrit kanë rënë te gjitha akuzat për “trafik droge” dhe “bashkëpunim ne grup te strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilësoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij.

Share This Article