Tajlanda do të rihapet nga 1 nëntori për vizitorët e vaksinuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tajlanda planifikon t’i japë fund kërkesave të karantinës për udhëtarët plotësisht të vaksinuar nga të paktën 10 kombe me rrezik të ulët nga 1 nëntori, thonë zyrtarët.

Kryeministri Prayuth Chan -ocha pranoi se “ky vendim vjen me njëfarë rreziku” por ai shihet si një hap kyç për të ringjallur sektorin e kolapsuar të turizmit të vendit.

10 vendet që shihen si me rrezik të ulët përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Gjermaninë dhe SHBA.

Vendi ka regjistruar më shumë se 10,000 infeksione pozitive çdo ditë që nga korriku.

Tajlanda ka vaksinuar plotësisht rreth 33% të pothuajse 70 milionë njerëzve të saj. Gjysma e popullsisë ka marrë një dozë.

Prayuth tha se Tajlanda gjithashtu do të lejojë që vendet e argëtimit të rihapen më 1 dhjetor dhe të lejojë shitjen e alkoolit.

Share This Article