“Takimi Balla-Basha”, Berisha: S’e di pse nuk takohen haptas po shkojnë nëpër skuta si qyqarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme me gazetarët, videon e publikuar në media në të cilën shihen ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

I pyetur nga gazetarët për një koment, Berisha tha se pamjet për të nuk thonë asgjë të re. Sipas ish-kryeministrit, Rama e “mban peng” Bashë me dosjen për larje parash.

“Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re. Super-video është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Rama e mban peng për larje parash. Pas kësaj pengamrrjeje, unë të vetmin problem që kam, është pse nuk takohen haptas, po takohen si qyqarë. Nuk kam asnjë lloj komenti. Janë pengje. Më mirë të pinë kafe sesa të shkojnë nëpër skuta.”

Kujtojmë se në një reagim të bërë ditën e djeshme, ish-kryedemokrati Basha tha se videoja ishte montazh, ndërsa pas pamjeve sipas tij, fshihen qëllimet për të përçarë demokratët.

Share This Article