Takimi me Vuçiçin në Beograd, Lajçak: Diskutuam për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se biseda mes tyre është fokusuar në situatën aktuale të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Miroslav Lajçak gjithashtu ka bërë me dije se kanë diskutuar dhe për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me të mbërritur në Beograd këtë mëngjes, u takova me Presidentin, Aleksandar Vuçiç. Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak në platfomën ‘X’.

Kujtojmë se më herët, në lidhje me takimin me Lajçak tha: “Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”.

Share This Article