Takohen presidentët Thaçi e Meta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosov ës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Meta, për organizimin e këtij Samiti, i cili mbledhë të gjithë liderët e rajonit, për të diskutuar për të ardhmen evropiane dhe për të nxitur komunikimin për fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi ka theksuar se ky samit është një mundësi e radhës për të diskutuar për marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimet euro-atlantike.

“Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të shfrytëzojmë momentumin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjatë ditës pritet të takojë Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini.

Share This Article