Tani quajeni “Sir” David Beckham, mesfushori legjendar i Anglisë merr zyrtarisht titullin e kalorësit nga Mbreti Charles

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

David Beckham është shpallur zyrtarisht “Sir David Beckham” pasi Mbreti Charles i dorëzoi atij titullin e kalorësit në një ceremoni madhështore në Kalanë e Windsor-it, duke i dhënë fund më shumë se një dekade pritjeje.

Ish-kapiteni i Anglisë dhe ylli i Manchester United, tashmë 50 vjeç, mori nderimin e lartë për kontributin e tij në sport dhe bamirësi, në një moment të veçantë që u ndoq nga prindërit e tij dhe bashkëshortja Victoria Beckham, të cilët e shoqëruan me krenari.

Beckham, i cili ishte propozuar për herë të parë për këtë nderim në vitin 2011 pas rolit të tij kyç në sigurimin e Lojërave Olimpike “Londra 2012”, kishte hasur pengesa për shkak të përfshirjes së tij në një skemë shmangieje tatimore, çështje që u zgjidh vetëm disa vite më vonë.

Pas pastrimit të plotë të financave të tij dhe kontributit të vazhdueshëm në fushën humanitare, rruga drejt nderimit u hap sërish. Beckham, që ka luajtur 115 ndeshje me kombëtaren angleze, është gjithashtu ambasador i The King’s Foundation, fondacionit të themeluar nga Mbreti Charles, me të cilin ndan një miqësi të ngushtë.

Ky titull, për të cilin personalitete politike dhe sportive kanë bërë thirrje për vite me radhë, vjen si një kurorëzim i karrierës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të një prej figurave më të dashura të futbollit botëror.

Share This Article