Tanket “Leopard 2” sot në Ukrainë, Berlini i përgjigjet pozitivisht Polonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania i ka dhënë miratimin Polonisë për të dërguar tanke “Leopard 2” në Ukrainë që sot, raporton Bloomberg. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe të lejojë vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Leopard 2” janë prodhuar në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportin e tyre. Gjermania ka hezituar t’i dërgojë, ose të lejojë vendet e tjera të dërgojnë të tyret, për shkak të shqetësimeve se mund të përshkallëzojë konfliktin me Rusinë.

Pas presionit ndërkombëtar, Scholz ka vendosur të dërgojë të paktën 14 Leopard 2, thonë mediat gjermane.

Lajmi u dha nga Der Spiegel në Gjermani, duke cituar burime qeveritare, por nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga qeveria gjermane.

“Polonia kërkoi zyrtarisht autorizimin sot dhe qeveria gjermane tha se do të përgjigjej urgjentisht”, shtoi Bloomberg, duke kujtuar se sipas ligjit gjerman, tanket “mund të dërgohen në Ukrainë vetëm me pëlqimin e Berlinit”.

Share This Article