Të martën fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Maqedoni të Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Maqedoni të Veriut do të fillojë të martën, raporton “Iliria News Agency”.

Procesi i imunizimit me vaksinë kineze Sinofarm, do të zhvillohet në Shkup, por edhe në qendrat rajonale të vaksinimit në Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Shtip, Ohër dhe Manastir, kurse varësisht nga numri i qytetarëve të paraqitur do të shpërndahen edhe vaksina.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se deri në fund të majit do të ketë pika për vaksinim masiv edhe në Veles e Prilep.

Deri më tash në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 61.603 qytetarë, ndërsa përmes aplikacionit online janë paraqitur 218.577 qytetarë.

Share This Article