Qeveria italiane ka planifikuar ndërtimin e një dyshemeje të re më Koloseun antik të Romës, për tu dhënë mundësinë vizitorëve të qëndrojnë atje ku dikur luftuan gladiatorët. Ministri i Kulturës Dario Franceschini njoftoi projektin 18.5 milion euro që pritet të përfundojë deri në vitin 2023.
Qeveria italiane ka miratuar një plan për të pajisur Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të qëndrojnë atje ku dikur luftuan gladiatorët.
Ministri i Kulturës Dario Franceschini njoftoi projektin për të ndërtuar dyshemenë prej druri. Firma italiane inxhinierike Milan Ingegneria fitoi kontratën 18.5 milion euro për të ndërtuar dyshemenë, e cila pritet të përfundojë deri në vitin 2023.
Aktualisht, monumenti 2,000-vjeçar nuk ka dysheme. Ai u hoq nga arkeologët në Shekullin 19, duke ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve ku mbaheshin gladiatorë dhe kafshë para se të fillonin sportet romake të gjakut.
Kati i ri “i jashtëzakonshëm” do t’i lejojë vizitorët të “shohin madhështinë e Koloseut” nga qendra e tij.