Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një shpërthim dhe zjarr në një pikë karburanti në Dagestan në Rusinë jugore.
Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik, në orën 21:40 me orën lokale (18:40 GMT).
Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, shkaku i të cilit ende nuk dihet.
Fotot treguan një zjarr të madh që ndezi qiellin e natës dhe një numër makinash zjarrfikëse në vendngjarje.
Rreth 260 punonjës të urgjencës janë vendosur, si dhe një avion për të evakuuar të plagosurit rëndë në Moskë, tha ministria e emergjencave.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi mjekët të kenë thënë se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.
Ai shtoi se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme.
Një dëshmitar i paidentifikuar i cituar nga gazeta ruse Izvestia tha se zjarri kishte filluar në një makinë përballë pikës së karburantit.
“Pas shpërthimit na ra gjithçka në kokë. Ne nuk pamë më asgjë”, tha dëshmitari.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se zjarri kishte shpërthyer gjatë disa punëve të mirëmbajtjes së makinës dhe ishte “pasuar nga një zhurmë”.
Një çështje penale është hapur për të përcaktuar rrethanat që çuan në incidentin, tha Komiteti.
Republika e Dagestanit është një nga 83 pjesët përbërëse të Federatës Ruse dhe është pjesa më jugore e vendit. Makhachkala ndodhet rreth 1,600 km (1,000 milje) nga Moska.