ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm 40 minutes ago
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg! 45 minutes ago
“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe 59 minutes ago
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund 1 hour ago
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

albnews by albnews
22 November, 2025
in Albania
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Detaje të reja nga dosja hetimore zbulojnë ndërhyrje të drejtpërdrejta të ish-ministres Belinda Balluku në procedurat e tenderëve për lotet e Unazës së Madhe. Komunikimet mes saj dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, tregojnë se dyshja koordinonte jo vetëm fituesit, por edhe momentin kur duhej publikuar zyrtarisht njoftimi.

Sipas dosjes, më 1 tetor 2021, disa orë para shpalljes së fituesit për lotin 4, Balluku i kërkoi Berberit të përgatitej për publikimin ditën e hënë. Nga mesazhet rezulton se ajo udhëzonte edhe orën se kur duhej të dilte njoftimi, ndërsa mbrëmjen e të njëjtës ditë, ajo e urdhëroi që shpallja të shtyhej për të mërkurën.

RelatedPosts

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

Trafik kokaine dhe 23 mijë euro cash, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!

Dosja dokumenton se më 6 tetor 2021, në orën 20:03, sistemi elektronik i prokurimeve regjistroi përfundimin e vlerësimit të ofertave për lotin 4, në përputhje me instruktionet e Ballukut.

Ndërhyrjet e saj shfaqen edhe më 5 tetor, kur Berberi e informoi se emisioni investigativ “Stop” kishte kërkuar të dhëna për procedurat e lotit 1. Reagimi i ish-ministres ishte i ashpër: “Të plasi trapi. Bëj punën dhe zbato ligjin. Nesër publikoji të gjitha në darkë.”

Pjesë nga dosja:

Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.

Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”. Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”. Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.

Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”. Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po mé duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.

Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”. Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.

Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.

Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”. Në orën 21:33, Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.

Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri,kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”. Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke`.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

Takimi i rëndësishëm në Gjenevë, Ukraina dhe Amerika negociojnë të dielën, europianët në alarm

22 November, 2025
Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

22 November, 2025

“Të plasi t*api!”/ Si e dirigjoi Balluku fituesin e tenderit të Unazës së Madhe

22 November, 2025
Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

Daily Mail pranë goditjes së madhe, gati të blejë “The Telegraph” për 500 milionë paund

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result