Të rinjtë mbushin pub-et ne fundjaven e fundit perpara se rregullat e reja te hyjnë në fuqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britanikët kanë mbushur baret dhe lokalet këtë fundjavë për të festuar për herë të fundit, pasi nuk dihet ende sesa mund të zgjasin masat parandaluese.

Ekspertët mjekësorë në Britani, kanë paralajmëruar se një goditje e dytë e koronavirus po shkaktohet nga të rinjtë që nuk po ndjekin rregullat e distancës sociale dhe higjienës.

Nga e hëna njerëzit në Britani nuk do të jenë në gjendje të mblidhen në grupe më shumë se gjashtë veta, përfshirë dhe fëmijët. Dasmat, funeralet, vendet e punës dhe disa tubime të tjera do të përjashtohen nga rregullat.

Two glammed-up women fuelled up amid the Friday night out
This group happily posed for a picture as they headed out

Kryeministri Boris Johson ka kërkuar falje që ka marrë këtë vendim, pasi sipas tij është e trishtueshme të ndalosh fëmijët të takohen me njëri-tjetrin.

“Unë do doja që mos të kishim nevojë për një vendim të tillë, por si kryeministri juaj, unë duhet të bëj atë që është e nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve. Ky rregull do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa është e nevojshme,”- ka thënë ai. Ka.Li/fjala.al

Masked up revellers hit the town last night
One person in Leeds took a snap of a police officer to commemorate the night
These pals posed up in Birmingham as they hit the town
Share This Article