Të shtëna drejt kandidatit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Personi i plagosur, Z.Sh., 43 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar për agjencinë MIA nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

Sipas tij, i plagosuri është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit, në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë.

(Pamje nga të shtënat) 

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme përfshirë rëntgenin dhe skanerin kompjuterik. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Pacienti është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës,” tha Stosevski.

Ndërkohë, Qendra e Emergjencës pranë TOARILUC ka konfirmuar se personi i plagosur është pranuar tek ata dhe se do të japin detaje shtesë në vijim për gjendjen e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri është identifikuar si Zekrija Shaini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Share This Article