Vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave do të revokohet në Teksas, dhe të gjitha kompanitë do të fillojnë të punojnë me kapacitet të plotë nga java e ardhshme, njoftoi sot guvernatori i këtij shteti amerikan, Greg Abbott.
“Është koha për të hapur 100 për qind Teksasin”, tha guvernatori republikan i Teksasit, raporton CNN.
Teksasi është shteti më i madh amerikan që shfuqizoi vendimin për të mbajtur maska, dhe Abbott, kujton CNN, u përball me kritika nga partia e tij për shkak të kësaj mase të vendosur korrikun e kaluar.
Më shumë se 42.000 njerëz kanë vdekur në Teksas që nga fillimi i epidemisë si rezultat i infeksionit me virusin korona.
Guvernatori njoftoi se ai hoqi kufizimet në qytetin e Labokut në Teksasin Perëndimor sot.
“COVID-19 nuk u zhduk papritmas, por ndalesat shtetërore nuk janë më të nevojshme,” tha Abbott.