Tenderi pa garë/ Veliaj dhe Kacidhja blejnë 600 MLN lekë karbon filtrues te Nuçi Shamija

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erion Veliaj dhe shefi i UKT, Elton Kacidhja e kanë nisur shtatorin me një mega aferë. Jo pak, por 600 milionë lekë kanë vjedhur këtë herë nga fondet e bashkisë. Dyshja e aferave të forta, ka firmosur këtë herë tenderin me objekt “Blerje karbon aktiv për ukt sh.a”. Me pak fjalë do të blejnë karbon për të bërë filtrimin e tubacioneve, edhe pse dihet që uji në shtëpitë tona sërish i papijshëm do të jetë.

Dhe pa u menduar gjatë ata kanë vënë në dispozicion 600 milionë lekë për këtë tender. Tre firmat Albania Distribution chemikals, Ë.CENTER SH.P.K dhe 2 AT”sh.p.k kanë paraqitur ofertat e tyre për të marrë pjesë në garë. Por, dy të parat Kacidhja nuk i ka lejuar fare, i ka përjashtuar menjëherë në fazën e parë.

Kështu, mbeti vetëm oferta prej 520 milionë lekësh e paraqitur nga 2 AT”sh.p.k. Pavrësisht se ofertat e tjera ishin më të lira.

Kjo lëvizje tregon se nuk u zhvillua një garë e rregullt për këtë tender, por kontrata u fal menjëherë, duke bërë që tenderi të marrë “Red Flag”. Kështu për një vit rresht do të vazhdojë pazari me këtë firmë.

Por, nuk është hera e parë! 2 AT”sh.p.k. me pronar Nuçi Shamijan, Alketa Tori dhe Aldo Tacin ka marrë edhe herë të tjera tenderë pa garë nga Bashkia Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%, i cili është firmosur më 13 janar dhe Shamija e fitoi në kundërshti me ligjin.

Miliona shpenzon Kacidhja për të filtruar tubacionet dhe pastruar ujin, por uji i pijshëm mbetet një ëndërr në sirtarë për qytetarët në Tiranë. Ndërkohë, shohim se kjo firmë ka fituar tenderë të majmë nga çdo bashki, po kryeson Kolonja dhe Tirana.

Share This Article