Tensionet në veri, Kurti takon opozitën, Haradinaj braktis mbledhjen: Kryeministri nuk sqaron pse ka prishur raportet me SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri kosovar Albin Kurti po zhvillon sot një takim me liderët e partive opozitare. Por pak minuta pas fillimit, që nisi në orën 8, lideri i AAK Ramush Haradinaj braktisi tryezën, duke shpjeguar më vonë arsyet, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Sipas ish-kryeministrit, “është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, duke nënkuptuar Shtetet e Bashkuara që shfaqën publikisht zhgënjimin e tyre për mos shtyrjen e afatit për targat.

Haradinaj i ka kërkuar edhe më herët kryeministrit të tërhiqet nga vendimi për qortimin, gjobitjen dhe më pas bllokimin e makinave të serbëve të Kosovës që nuk mbajnë targat e Republikës së Kosovës.

Gjatë paradites së të shtunës, Lista Serbe vendosi të tërhiqet nga të gjitha institucionet e vendit, ndërsa policët në veri të Kosovës hoqën në mënyrë demonstrative uniformat dhe braktisën detyrën.

Share This Article