Tensionet në veri, Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiç duhet të përballen me drejtësinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë po përplasen me policinë.

Osmani thekson se aktet e dhunës duhen dënuar, ndërsa akuzon presidentin serb si iniciues të destabilizimit.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi presidentja.

Qeveria e Kosovës është përballur me kritika të aleatëve perëndimor, pas vendimit për hyrjen me prezencë të policisë të krerëve të zgjedhur në godinat komunale të veriut të Kosovës.

Qytetarë serbë kanë protestuar përpara godinave ndërsa nuk kanë munguar as incidentet mes tyre dhe policisë.

Perëndimi ka bërë thirrje për stabilizim të situatës nga ana e të dyja palëve.

Share This Article