• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Mund të shndërrohen në konflikt rajonal! Lajçak: Nëse nuk shtensionohet situata, do të kemi viktima

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Mund të shndërrohen në konflikt rajonal! Lajçak: Nëse nuk shtensionohet situata, do të kemi viktima

by albnews
20 June, 2023
in Bota, Kosova
0
3
VIEWS

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.

Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ndërkaq, Lajçak tha se prioriteti i parë është shtensionimi i situatës, “t’i largojmë njerëzit nga rruga dhe t’i kthehemi dialogut”.

“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë situatën, do të kemi viktima”, tha ai.

Sa i përket tre policëve të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Serbi, Escobar tha edhe nëse ata janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë.

Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku.

Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai, duke shtuar se takimi – që sipas tij do të mbahet shumë shpejt – do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale. Duke folur për kërkesën për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, Lajçak tha se ka dy mënyra: ose përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë në veri të Kosovës, apo përmes referendumit. Ai tha se të dyja do të ndiqnin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Por, deri më tani nuk kemi parë vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ai.

Escobar u pyet për akuzat se SHBA-ja dhe BE-ja janë të butë ndaj Serbisë dhe të ashpër me Kosovën. Por, zyrtari amerikan tha se për 15 vjet, çdo gjë që ka bërë Uashingtoni ka qenë në favor të Kosovës, duke filluar nga pranimi i pavarësisë, fushata për njohjet e Kosovës, pranimi i zgjedhjeve të fundit në veri.

“Sfidoj të gjithë të më tregojnë se kur kemi qenë të ashpër me Kosovën dhe të butë ndaj Serbisë. Çfarë po kërkojmë nga Kosova është koordinimi i ngushtë dhe të pranojë obligimet ndërkombëtare. Nuk mendoj se kjo mund të përkthehet se ne jemi të ashpër me Kosovën. Mendoj se është e kundërta”, tha ai. Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dy zyrtarët perëndimorë thanë se themelimi i tij është obligim ndërkombëtar i Kosovës, që duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Besoj te BE-ja, te modelet evropiane. Duam që bashkërisht të hartojmë statutin, që do të bazohej në modelet më të mira evropiane. Ne kemi analizuar 16 modele evropiane. Të sigurohemi që të krijojmë diçka që nuk është një përbindësh por që funksionon për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.

Ndërkaq, Escobar tha se SHBA-ja përkrah një asociacion që nuk shkakton probleme në funksionimin e shtetit.

Të pyetur se cila është mënyra përpara për të dyja palët, zyrtarët perëndimorë thanë se Kosova dhe Serbia duhet të respektojnë obligimet e tyre të dala nga dialogu.

Escobar tha se është e rëndësishme që të ketë zbatim të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve – të arritur në shkurt në Bruksel dhe më pas Aneksi për zbatimin e saj në mars në Ohër – përmes së cilit Serbia, veç tjerash, do të njihte simbolet e Kosovës dhe të drejtën e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ndërkaq, për Kosovën ai tha se është e rëndësishme që të nisë “menjëherë dhe urgjentisht bisedimet për themelimin e Asociacionit”.

Që të dy zyrtarët e cilësuan si “propozim serioz” draft-statutin që kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”. Ky diskutim vjen dy javë pasi Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar palët që të ulin tensionet.

Ata i paraqitën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, ku përfshihet edhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj, por Serbia thotë se i arrestoi “thellë” brenda shtetit të saj. Ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin e tre policëve, pa kushte. Ata gjenden në paraburgim në Kralevë të Serbisë.

Për shkak të rritjes së tensioneve, BE-ja ka ftuar një takim krize gjatë kësaj jave. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit ka thënë se nuk do të vendosë për pjesëmarrje në takimin e Brukselit, pa kuptuar gjendjen e tre policëve, që po mbahen në Serbi./ REL

Previous Post

Fredi Beleri mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e tij për masë më të lehtë sigurie

Next Post

Paralajmërimi i Escobar, Kurti: Që mos kemi konflikt rajonal, duhet të merren me Serbinë! Shtensionimi i situatës nënkupton lirim e 3 policëve

albnews

albnews

Related Posts

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!
Kosova

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Kosova

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

17 May, 2025
Next Post
Paralajmërimi i Escobar, Kurti: Që mos kemi konflikt rajonal, duhet të merren me Serbinë! Shtensionimi i situatës nënkupton lirim e 3 policëve

Paralajmërimi i Escobar, Kurti: Që mos kemi konflikt rajonal, duhet të merren me Serbinë! Shtensionimi i situatës nënkupton lirim e 3 policëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM