Fredi Beleri mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e tij për masë më të lehtë sigurie

albnews
By
1 Min Read

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës do të mbetet në burg. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar këtë të martë (20 qershor) kërkesën e tij për masë më të lehtë sigurie.

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi u akuzua se u premtoi shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshin u la nga GJKKO në “detyrim paraqitje”, për shkak të problemeve shëndetësore.

Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.

Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.

Teksa përballet me drejtësinë, e paqartë mbetet procedura se si Fredi Beleri do të kryejë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Share This Article