Tërmet 4.5 ballë gjatë natës në Shqipëri

albnews
By
0 Min Read

Pas disa ditëve qetësi, mbrëmë është shënuar një tërmet, që është paslëkundje e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë duke rikthyer edhe një herë frikë ndër banorë.

Lëkundjet janë shënuar rreth orës 02:20. Thellësia ishte 10 km. Epiqendra ishte 6 km në veri të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës.

Image
Share This Article