Tërmet i fuqishëm afër brigjeve të Kanadasë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet prej 6.3 ballësh të Rihterit është regjistruar në ujërat perëndimore të Kanadasë, 177 kilometra larg qytetit bregdetar, Port Hardy.

Autoritetet nuk kanë raportuar për lëndime apo dëme materiale.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në 10 kilometra thellësi nën sipërfaqen e tokës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane, ky tërmet e kishte bazën 518 kilometra në perëndim të qytetit të njohur, Vancouver.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve të Paqësorit nuk ka lëshuar ndonjë alarm për cunami në këtë rajon, shkruan “Reuters”

Share This Article