Tre anëtarë të familjes britanike mbyten në një pishinë të Spanjës

albnews
By
1 Min Read

Tre anëtarë një së njëjtës familje nga Britania e Madhe janë mbytur gjatë pushimeve në pishinën e një hoteli në Spanjë.

Këta persona u gjetën pa ndjenja në pishinën e hotelit “Club La Costa”, thuhet në deklaratën e këtij hoteli.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur pasi një vajzë nëntë vjeçe kishte vështirësi në ujë, ndërsa më pas, vëllai i saj 16 vjeç dhe babai 52 vjeç u munduan ta shpëtojnë atë, duke u mbytur edhe vetë.

“Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjen e prekur nga humbja e tre anëtarëve. Mysafirët u gjetën pa ndjenja në njërën nga pishinat tona. Ekipi i emergjencës ua ofroi menjëherë ndihmën e parë”, thuhet në njoftimin e hotelit.

Sipas raporteve, babai dhe vajza janë qytetarë britanikë, ndërsa vëllai i vajzës ka edhe pasaportë amerikane, shkruan “Independent”.

Share This Article