Tërmeti, sizmologu Rexhep Koçi: Nuk ka vend për panik, lëkundjet janë në vazhdën e tërmetit të 26 nëntorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në “Ftesë në 5” eksperti i Sizmologjisë Rexhep Koçi, foli për tërmetin që u ndie disa minuta më parë në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.

Koçi tha se gjatë orëve të mesnatës ka pasur një riaktivizim të vatrës ku ka rënë tërmeti i 26 nëntorit, por sqaroi se këto lëkundje janë në vazhdën e post-tërmetit dhe nuk ka vend për panik. Sipas ekspertit epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Ishmit me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter.

“Ka që nga orët e mesnatës që zona ku është regjistruar tërmeti i 26 nëntorit është riaktivizuar, në orën 1:52 (pas mesnate) me orën tonë është regjistruar në zonën e Ishmit, me magnitudë 3.7 ballë. Më pas është pasuar dhe në numër të lartë. Në këto orë që po flasim në 5 e 20 minuta është regjistruar një tërmet tjetër me magintudë 4.2. Tërmeti ka ndodhur në zonën ku ka rënë tërmeti i 26 nëntorit. Paraprakisht është 4.2 ballë i shkallës riter. Ne nisemi nga regjistrimet dhe vlerësimet tona. Është një periudhë post-tërmetore që shpesh regjistrohen dhe janë në vazhdën e pas goditjeve. Tërmete me magnitudë siç ka qenë ai i 26 nëntorit kanë post-tërmete me këtë magnitutë. Ne nuk duhet të jemi të shqetësuar, periudha post-tërmetore pas datës 26 ka qenë gjithmonë prezente”, shprehet Rexhep Koçi.

Share This Article