Harxhi: Nëse hapet PD mund të vijë në pushtet për 2-3 vite

albnews
By
1 Min Read

E ftuar në RTV Ora, kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi u shpreh se nëse hapet dhe bashkohet PD-ja mund të vijë në pushtet për 2-3 vite.

Ajo shtoi se Edi Rama nuk është i pathyeshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete.

Nëse hapet dhe bashkohet PD-ja mund të vijë në pushtet për 2-3 vite. Edi Rama nuk është i pathyeshëm, por mund të thyhet me votë dhe me mjete demokratike të forta dhe konkrete. Kjo është një rrugë për të vërtetuar se PD-ja krijon frymë.

Rama sfidohet edhe para vitit 2025. Kjo gjë mund të bëhet ashtu sikurse kanë ndodhur edhe në qeveritë e Ballkanit kur një qeveri nuk e ka mbaruar një mandat të plotë në pushtet. Kjo është gjëja më normale që ndodh në disa vende me ndërrim qeverish”, tha Harxhi. 

Share This Article