Thaçi: Chirac ishte një nga figurat më të mëdha që e ndihmoi Kosovën në ditët e vështira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Chirac ka qenë një prej figurave më të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe bombardimeve kundër Serbisë.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999”, ka shkruar Thaçi.

Gjithashtu, Thaçi ka shkruar se “Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës!”.

Share This Article