Thaçi dhe Hoti koordinohen para takimit në Uashington

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Kosovës në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti kosovar Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.

Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë, thuhet në një komunikatë për media.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë procesin e dialogut të shtunën në Uashington, me ftesë të emisarit special amerikan Richard Grenell.

Share This Article