Thaçi e Haradinaj të pikëlluar për vdekjen e ish-senatorit amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë ish-senatori amerikan, Richard Lugar, njëherësh edhe mik i madh i Kosovës.

Lugar ishte njëri prej zërave më të fuqishëm pro intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Me të marrë lajmin për vdekjen e ish-senatorit i menjëhershëm ishte edhe reagimi i krerëve të shtetit.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës. Ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi, në Facebook.

“Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë përfaqësuesit të shtetit Indiana në Senat, Lugar, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.

Share This Article