Haradinaj: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm

albnews
By
1 Min Read

Gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi Haradinajt në Facebook:

Pata kënaqësinë të takoj ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tim në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona. Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply