Thaçi: Momenti i mirë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë më 2019

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se ka një “moment të mirë” për të arritur një marrëveshje këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Thaçi në një intervistë për AP thotë se ka mbështetje të fortë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe premtimin e Rusisë për të pranuar marrëveshjen Beograd-Prishtinë.

Sipas tij, ka shumë sfida që duhet të zgjidhen përmes dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE.

AP shkruan se bisedimet janë ndalur dhe se Prishtina ka vendosur një taksë prej 100 për qind për mallrat serbe dhe se Beogradi ka paralajmëruar se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa të hiqet masa.

Si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli kërkojnë shfuqizimin e taksës. Ekziston një përshtypje, se kokëfortësia e Kosovës e ka zemëruar Uashingtonin, megjithëse Thaçi thotë se marrëdhëniet e SHBA-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk janë ftohur, shkruan AP.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply