Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të ketë një agjendë të ngjeshur në vizitën e tij në Kosovë.

Ai fillimisht pritet ta takojë homologen e saj kosovare, Donika Gërvallën, e cila do ta presë në aeroportin e Prishtinës dhe më pas do ta zhvillojë një takim në zyrën e saj.

Më pas, atë në vizitë e pret presidentja Vjosa Osmani në presidencë, ndërkaq kryeparlamentari Glauk Konjufca e pret në takim në Kuvend.

Për fund, ai do ta zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Vizita e tij është e rëndësisë së veçantë tash kur ka zëra që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Greqisë që ta njohë Kosovën si shtet.

Share This Article