Thaçi: Samiti i Parisit në javën e tretë të korrikut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Bashkimi Evropian nuk duhet të shqetësohet nga rezultatet që mund të dalin nga takimi i 27 qershorit në Uashington. Ndërkaq ai konfirmon se një muaj më pas, Kosova e Serbia do të takohen në Paris.

Samiti i Parisit, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, do të jetë takimi i radhës i përfaqësuesve të Kosovës me atë të Serbisë.

Presidenti Thaçi thotë se Bashkimi Evropian, në dialogun Kosovë – Serbi, hyn me një hendikep, pasi nuk ia liberalizoi vizat kosovarëve.

“Bashkimi Evropian në këtë proces hyn me një hendikep shumë të madh, mosliberalizimin e vizave të Kosovës, gjë që rrit mosbesimin dhe dëshpërimin në Kosovë. Sido që të jetë, ne do të punojmë ngushtë që të kemi sukses edhe në samitin e Parisit që mbahet në javën e tretë të korrikut, për çka falënderoj Presidentin Macron” , ka thënë Thaci, .

Ndërsa ai i kërkon BE’së dhe përfaqësuesit special të saj, Miroslav Lajcakut, që të mos shqetësohet për diskutimet që do të bëhen në Shtëpinë e Bardhë.

“Bashkimi Evropian dhe z. Lajcak duhet të jetë i i fokusuar në substancën që ai mendon  të prezantojë e më pak të jetë i shqetësuar për rezultatet e takimit në Uashington. Për Kosovës gjithmonë do të ketë lajme të mira nga Uashingtoni”, u shpreh Presidenti. 

Share This Article