Thaçi thirrje deputetëve: Bëhuni bashkë dhe ratifikojeni gjendjen e jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Thaçi ka deklaruar nëpërmjet Twitterit se bazuar në detyrat e tija kushtetuese si President, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe ta ratifikojnë atë dekret të propozuar nga ai.

“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti”, ka shkruar Thaçi

Kujtojmë se zëvendëskryeministri Haki Abazi doli kundër këtij dekreti të Thaçit, kurse nga LDK’ja reagoi ministri Agim Veliu i cili tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë.

Share This Article