Thaçi thotë se do të kandojë sërish për president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pasi t’i skadojë mandati, ai do të kandidojë përsëri për president të vendit.

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhjet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, është shprehur Thaçi në emisionin “A Shoë” në T7.

Thaçi tha se nëse partitë e duan atë president, le ta ndryshojnë kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjedhet

“Pra, partitë le të vlerësojnë vet, nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë, unë do të kandidoja përsëri”, shtoi Thaçi.

Share This Article